Raportohet se 60 ndërtesa janë djegur si pasojë e një zjarri në kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kreu i zjarrfikësve për Xhakartën veriore, Rahmat Kristantio deklaroi se në orët e para të mëngjesit për arsye ende të papërcaktuara ka shpërthyer një zjarr në tregun Ciplur në veri të Xhakartës.
“Si pasojë e zjarrit 50 ndërtesa të bizneseve dhe 10 ndërtesa banesash u përfshinë nga flakë”, tha Kristantio duke shtuar se nga zjarri nuk ka viktima apo të plagosur.
Ai theksoi se ka filluar një hetim lidhur me zjarrin që ka qenë efektiv në një territor prej 1.000 metër katrorë.
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion