Deputetja nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila, ka kujtuar sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kusari Lila tha se pavarësisht sulmit, liria, shpresa dhe demokracia nuk mund të mposhten kurrë dhe do të triumfojnë gjithmonë.
“Në këtë datë kujtojmë sulmin që tronditi botën e lirë, viktimat e shkaktuara nga ky sulm i tmerrshëm si dhe guximin, trimërinë dhe sakrificën e gjithsecilit që iu përgjigj kësaj situate”, ka shkruar Kusari-Lila.
Postimi i plotë:
Në këtë datë kujtojmë sulmin që tronditi botën e lirë, viktimat e shkaktuara nga ky sulm i tmerrshëm si dhe guximin, trimërinë dhe sakrificën e gjithsecilit që iu përgjigj kësaj situate.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të gjitha vlerat që emri përfaqëson, nuk mund dhe nuk do të mposhten kurrë. Liria, shpresa dhe demokracia nuk mund të mposhten kurrë dhe do të triumfojnë gjithmonë.
Kjo datë është rikujtim se si Bota jonë ndryshoi që nga 11 Shtatori 2001, por gjithashtu iu dha më shumë arsye kombeve të lira, përfshirë edhe Kosovën, për të punuar ngushtë së bashku dhe për të luftuar terrorizmin dhe kriminalitetin.
Kosova dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të bekuara që kanë lidhje unike të pathyeshme, themeli i të cilave qëndron mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë.
#NeverForget
#WillAlwaysRemember
#September112001
https://www.facebook.com/mimozakusari/posts/10157088468625916
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...