Wall Street, një bankë e madhe do të drejtohet nga një femër

10:25 | 11 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Jane Fraser merr përsipër frenat e Citigroup dhe bëhet gruaja e parë në krye të një banke të madhe amerikane, duke treguar se lëvizja #MeToo infektoi përfundimisht edhe financat, më parë një bastion meshkujsh.

Një veterane e Citigroup, së cilit iu bashkua në 2004, Fraser e merr detyrën nga Michael Corbat, i cili ka qenë në krye të bankës për tetë vjet.

Njoftimi erdhi si një befasi: askush nuk priste që Corbat të mund të largohej.

Gjithçka dukej se tregonte se ai do të qëndronte të paktën edhe dy vite, por pritet që të largohet në shkurt 2021.

Corbat trashëgoi frenat e bankës menjëherë pas krizës financiare dhe nën udhëheqjen e tij fitimet e Citigroup shkuan nga 7 miliardë dollarë në 2012 në 20 miliardë dollarë në 2019.

Edhe pse u ulën me 36% këtë vit, aksionet e Citigroup janë rritur 38% që nga marrja e detyrës.

“Ne besojmë se Fraser është personi i duhur për të çuar Citi-n në nivelin tjetër,” tha John Dugan, kryetari i bordit të Citigroup. Fraser është e martuar dhe ka dy fëmijë dhe thyen një nga tabutë më të qëndrueshme të Corporate America, atë të Ëall Street.

Kështu Fraser bashkohet me atë rreth të vogël të CEO-ve femra: ku janë vetëm 31 raste të tilla nga 500 kompani të tilla.

Të ngjashme