Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka kujtuar sulmin e tmerrshëm terrorist të 11 shtatorit 2001 ku mijëra shtetas amerikan në mesin e tyre edhe shqiptarë humbën jetën.
“Zgjoi ndërgjegjen e botës dhe vendeve të tjera në botë për të luftuar terrorizmit si ndër sfidat kryesore të kohën modern. Kosova dhe populli i Kosovës, si populli më proamerikan në botë, dhe republika jonë si aleati kryesor i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë qëndruar me popullin amerikan edhe atëherë edhe sot”, deklaroi Osmani.
Këto komente ajo i ka bërë pasi së bashku me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett, vendosën kurora me lule te pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit, në Prishtinë./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...