Pacolli-Abazoviqit: Formojeni qeverinë, në këtë mënyrë e parandaloni çnjohjen e Kosovës nga Mali i Zi

23:59 | 10 Shtator 2020
L G

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli i ka bërë lutje politikanit shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq që të formoj qeverinë e re në Mal të Zi.

Pasi sipas Pacollit, nëse pjesë e qeverisë malazeve do të jetë Abazoviq, nuk do të mundësohet çnjohja e shtetit të Kosovës nga shteti i Malit të Zi. /arbresh.info/

Postimi i  plotë:

Zotni Dritan Abazoviq kishte deklaruar se nëse qeveria e re do të tentonte të tërheq njohjen e Kosovës nga Mali i Zi, ai do të largohet nga qeveria.

Zotni Abazoviq, nëse ju e mundësoni formimin e kësaj qeverie, ju nuk mundeni në asnjë menyrë me ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës. Ata, pos tjerash do të tërheqin edhe njohjen e Kosovës e ju nuk do të jeni ne gjendje, me daljën e juaj nga qeveria me e parandalu këtë ngase do te jetë vonë.

Mos e bëni këtë ju lutem se dëmi që do t’i behej Kosovës në rend të parë ka me qenë i pariparueshëm. Përgjegjësija e juaj, në këtë rast është e madhe.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme