SHBA-ja thotë se ka revokuar vizat e më shumë se një mijë studentëve dhe studiuesve kinezë që vlerësohet se janë të rrezikshëm për sigurinë e amerikanëve.
Masat pasojnë një deklaratë të presidentit, Donald Trump që synonte shtetasit kinezë të dyshuar për lidhje me ushtrinë. Ai tha se disa kishin vjedhur të dhëna dhe prona intelektuale.
Gati 370 mijë studentë nga Kina u regjistruan në universitetet e SHBA-së në vitin 2018-19, raporton BBC.
Një zëdhënëse e departamentit të shtetit i përshkroi ata, vizat e të cilëve u revokuan, si “studentë të diplomuar me rrezik të lartë dhe studiues kërkimesh”, transmeton Telegrafi.
Ajo tha se ishin një “nëngrup i vogël” i numrit të përgjithshëm të studentëve kinezë. “Ne vazhdojmë të mirëpresim studentë dhe studiues të ligjshëm nga Kina, të cilët nuk përkrahin qëllimet e Partisë Komuniste Kineze për dominimin ushtarak”, tha zëdhënësja.
Më 29 maj, SHBA-ja akuzoi Kinën për përfshirje në një “fushatë të gjerë dhe me burime të mëdha për të marrë teknologji të ndjeshme të Shteteve të Bashkuara dhe pronë intelektuale” dhe për këtë po i shfrytëzonte disa studentë.
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut