Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk kanë marrëveshje me partnerët e koalicionit për pozitën e presidentit.
Ai ka thënë se as Haradinajt e askujt nuk mund t’i premtojë votat e LDK-së, pasi që për këtë pozitë duhet një marrëveshje e gjerë, pasi që duhen 80 vota.
“Ne nuk kemi pasur asnjë lloj marrëveshje për presidentin me partnerët e koalicionit. Kemi konstatuar bashkërisht që nuk është mirë të japim premtim në këtë kohë për shkak që nuk i kemi votat. Nuk mund t’i premtoj askujt 27 votat e LDK-së për presidentit, pasi që presidenti kërkon edhe votat e subjekteve të tjera që duhet të jenë mbi 80 deputetë që e përkrahin një marrëveshje për presidentin. Nuk shoh asgjë të keqe që AAK-ja e ka ofruar Haradinajn për president. Por nuk mund t’i themi asnjë grupi parlamentar që ta votojnë Haradinajn”, tha ai.
Mustafa ka thënë se pa PDK-në nuk mund ta zgjedhin presidentin.
“Duhet të ulemi krejt dhe të bisedojmë për çështjen e presidentit. Nëse pajtohemi mirë, nëse jo shkojmë më zgjedhje”, tha ai në T7.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...