Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka quajtur fat të keq që Hashim Thaçi ka qenë kryeministër.
Sipas tij Kosova ka bërë gabim strategjik kur kishte pranuar që nga dialogu teknik të kalohej në atë politik.
“Ka qenë fat i keq që PDK-ja si kryeministër e kishte Hashim Thaçin, tash president. Ishte fat i keq jo vetëm pse Thaçi ishte kryeministër, por ishte fat i keq që edhe partitë tjera parlamentare të kohës nuk e kundërshtuan kalimin e bisedimeve teknike në ato politike. Unë e kam kundërshtuar, por kjo pak ka rëndësi tash”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Desku” në KTV.
Ai ka treguar se arsyetimi për këtë ishte pasi një gjë të tillë po e kërkojnë ndërkombëtarët.
“Arsyetimi ka qenë ky: që po kalojmë në bisedime politike se po e kërkon Brukseli edhe Washingtoni. Në mes tjerash i pata thënë, më vonë edhe publikisht. Brukseli e Washingtoni, nëse ne duam të bëhemi pjesë e Serbisë, ata na mbështesin. S’kanë asnjë kundërshtim. Nëse ne tranohemi e luajmë prej mendjeve dhe bëjmë një akt të tillë atëherë nuk na kundërshton as Brukseli e as Washingtoni. Por, nuk bën të fillohet bisedimet politike”, ka thënë Krasniqi.
Ai tutje ka shtuar se nuk e kanë ditur as përmbajtjen e dokumentit i cili ishte sjellë për votim.
“Gjithashtu duke qenë kryetar i Kuvendit kur është bërë marrëveshja në Bruksel. I kam analizuar të gjitha pikat e asaj marrëveshje, dhe ne nuk e dimë për secilën pikë me çka do të përmbushet. Pra, ne po e votojmë një dokument pa e ditur përmbajtjen e tij të plotë. Sikur të ishin marrëveshje dhe të vinte deri te marrëveshja përfundimtare do të arsyetohej”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info/
Aksident me vdekje në Shkodër
Aksident me vdekje në Shkodër
BE: Projektligji i Qeverisë së Serbisë për përndjekjet në Ko...
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Rama: Rrugicat e pazarit të Gjirokastrës së rilindur zgjohen...
Shoqata e Onkologeve të Kosovës organizon aktivitet në kuadë...