Lëvizja Vetëvendosje, përmes një reagimi publik ka thënë se Qeveria Kurti kishte filluar suksesshëm luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
LVV thotë se, Qeveria Kurti sa ishte në detyrë kishte ndërmarrë një numër hapash konkret për të luftuar korrupsionin dhe ndërhyrjet politike, por që për shkak të mandatit të shkurtër nuk ishte në gjendje që të institucionalizonte të gjitha masat.
“Qeveria Kurti ka vullnetin, pastërtinë dhe guximin që të merret me këtë problem që ka mbytur shoqërinë”, thuhet në reagimin e LVV-së.
Reagimi i plotë:
“Qeveria Kurti kishte filluar suksesshëm luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Ndër të tjera në Raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit thuhet se:
“Qeveria Kurti, që filloi mandatin në shkurt të vitit 2020, por ra në mars të vitit 2020 dhe ishte në detyrë përgjatë muajit maj, ndërmori një numër hapash konkret për të luftuar korrupsionin dhe ndërhyrjet politike, por duke pasur parasysh mandatin e saj të shkurtër nuk ishte në gjendje që të institucionalizonte të gjitha masat dhe të ndryshojë perceptimin e ndërhyrjes politike në administratën publike dhe sistemin e drejtësisë…”.
Mungesa e investimeve dhe zhvillimit ekonomik që për shkaktar e ka klubin e stërvjetëruar politik, zgjidhjen e ka te Qeveria Kurti, e jo te diskutimet e tyre me Serbinë dhe marrëveshjet me të.
Krimi e korrupsioni vazhdojnë të jenë ndër problematikat kryesore të vendit dhe tashmë është dëshmuar se këto fenomene nuk mund të luftohen nga ata që vetë janë përfshirë në këto fenomene. Qeveria Kurti ka vullnetin, pastërtinë dhe guximin që të merret me këtë problem që ka mbytur shoqërinë”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...