Bashkimi Evropian zgjati me gjashtë muaj sanksionet kundër zyrtarëve rusë dhe ukrainas për përfshirjen e tyre të pretenduar në konfliktin në Ukrainën lindore, njoftoi sot Këshilli i BE-së, një institucion që përfaqëson shtetet anëtare.
“Sot, Këshilli vendosi të zgjasë me gjashtë muaj të tjerë, deri më 15 mars 2021, sanksionet që synojnë personat dhe entitetet, të cilat vazhdojnë të minojnë ose kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”, shkruhet në një deklaratë.
Ngrirja e aseteve dhe ndalimi i udhëtimit kanë të bëjnë me 175 personalitete ruse dhe ukrainase, përfshirë shumë udhëheqës rebelë dhe 44 subjekte (kompani, organizata, parti politike).
Sanksionet individuale janë pjesë e masave të marra nga BE-ja për të ndëshkuar Moskën për rolin e saj në konflikt.
Konflikti midis luftëtarëve të mbështetur nga rusët dhe trupave ukrainase ka marrë më shumë se 13 000 jetë që nga viti 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe forcat pro-ruse në Ukrainën lindore u rebeluan kundër Kievit. /Atsh/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?