Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot takoi Ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj.
Grubi thotë se me ministrin e Shëndetësisë ka biseduar për situatën nga COVID-19 në Maqedoni të Veriut dhe në Republikën e Kosovës.
“Unë personalisht jam për hapjen e vendkalimeve kufitare me Kosovën dhe jo vetëm, me qëllim qarkullimin e lirë. Një vendim i tillë do të ndihmonte ekonomitë e vendeve të rajonit”, shkruan Grubi.
Nga kabineti i Grubit thuhet se gjatë takimit bashkëbiseduesit kanë biseduar për hapjen e kufijve mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, vendim ky i cili do të ndihmojë edhe ekonominë e të dy vendeve.
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi