Arrihet konsensus për ndarjen e trupave punues në Kuvend. Lëvizja BESA ka hequr dorë nga Komisioni për Çështje Evropiane. Me këtë trup do të udhëheqë BDI-ja ndërsa partia e Bilall Kasamit në këmbim ka marrë Komisionin për Kulturë.
Koalicioni opozitarë ASH-AAA do të udhëheqin Komisionin anketues për liri dhe të drejta dhe Komisionin për punë dhe politikë sociale. Të premten mblidhet Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime ku edhe zyrtarisht do t’i propozohet Kuvendit përbërja e komisioneve. Shumica parlamentare nuk druan nga mungesa numrave të nevojshëm për t’i miratuar.
“I zgjidhim me konsensus dhe për këtë merremi vesh. Kjo zgjati shumë dhe një pjesë e opinionit është revoltuar pse Kuvendi nuk punon dhe kanë të drejtë. Kur merremi vesh me konsensus mes gjithë koordinatorëve të grupeve parlamentare, nuk pres që të kemi problem për t’i miratuar në seancë plenare”, deklaroi Jovan Mitrevski nga LSDM.
Opozita konfirmon mbështetjen për trupat punues, duke mos harruar të konfirmojë qëndrimin e tyre kundër funksionimit të Kuvendit në formën elektronike.
“Në situatë kur shkollat dhe çerdhet hapen, ne të flasim për Parlament në formë elektronike mendoj se nuk është serioze. Në përputhje me Rregulloren dhe Kushtetutën duhet ne si deputet të gjejmë mënyrën për të artikuluar qëndrimet tona sepse qytetarët na kanë votuar për të punuar në Kuvend dhe ta realizojmë nga këtu atë që kemi për qëllim”, tha Nikolla Micevski nga OBRM-PDUKM.
Javën që vjen partitë do t’i propozojnë edhe zyrtarisht koordinatorët e grupeve parlamentare. LSDM do ta propozojë Jovan Mitrevskin, OBRM-PDUKM-ja, Nikolla Micevski, BDI-ja Izet Mexhitin ndërsa koalicioni ASH-AAA do ta propozojë Skender Rexhepin.
Pas formimit të trupave punues, Kuvendin e presin disa ndryshime ligjore si ai për arsim të mesëm dhe fillorë si dhe miratimi i masave të reja ekonomike të cilat i planifikon Qeveria. Ndërkohë nuk ka konsensus as për miratimin e vendimeve të presidentit për gjendjet e jashtëzakonshme që ishin në fuqi më parë. Kuvendi konfirmimin e tyre duhet ta bëj me 2/3 e votave, që nënkupton në konsensus me opozitën. Opozita mësohet se do të kërkojë shqyrtimin e të gjitha vendimeve të Qeverisë të sjella me dekret në forcë të ligjit. Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si pasojë e pandemisë Qeveria kishte sjell mbi 250 vendime për luftë kundër Kovid-19./Alsat
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...