Ndërsa fushata presidenciale po hyn në dy muajt e fundit, si Presidenti Donald Trump ashtu edhe kandidati demokrat Joe Biden po zhvillojnë një seri ndalesash këtë javë në shtetet e konsideruara si përcaktuese. Por kandidatët kanë qasje shumë të ndryshme mbi mesazhet që u përcjellin mbështetësve të tyre.
Presidenti Donald Trump do të vizitojë pesë shtete fushëbeteje këtë javë, Floridën, Karolinën e Veriut, Miçiganin, Pensilvaninë dhe Nevadën. Ai ka rifilluar tubimet në natyrë para mijëra njerëzve, duke thënë se ato nuk janë ndryshe nga protestat e vazhdueshme të lëvizjes “Black Lives Matter” (Jetët e afro-amerikanëve kanë rëndësi).
“Nëse jeni të gatshëm të zhvilloni trazira e t’i qëndroni mbi fytyrë njëri-tjetrit dhe të bëni çfarë dreqin të doni, lejohet ta bëni sepse konsideroheni protestues paqësor. Kështu që ne vendosëm t’i quajmë tubimet tona protesta paqësore“, tha Presidenti Donald Trump
Ndërkohë kandidati demokrat Joe Biden po i takon mbështetësit në grupe të vogla, duke ruajtur distancën fizike sikurse në Pensilvani më herët gjatë kësaj jave.
Fushata e zotit Biden mbështetet më shumë tek aktivitetet virtuale, ku kandidati demokrat portretizohet si një udhëheqës i ndjeshëm, i cili shmang vënien e njerëzve në rrezik.
“Ai po ndjek strategjinë që pjesëmarrësit të ndihen si në një bisedë më intime dhe të dëgjojnë atë që të tjerët kanë për të thënë. Këtu përfshihet aspekti i drejtësisë sociale, aspektin mjekësor dhe ekonomik të mesazhit të tij. Ndërsa Presidenti Trump dëshiron turmat e mëdha. Ai dëshiron të tregojë se gëzon mbështetje nga ajo që ai e quan shumica e heshtur e amerikanëve dhe se ai është në garë dhe se ka ende shumë ndjekës“, thotë Todd Belt i universiteti George Washington.
Gjatë një takimi elektoral të mërkurën në Miçigan, zoti Biden kritikoi zotin Trump rreth asaj që shkruhet në një libër që pritet të dalë që shpejti në treg, të gazetarit Bob Woodward. Gjatë një interviste me autorin përmes telefonit në muajin shkurt, presidenti kishte pranuar se e kishte minimizuar rrezikun që paraqiste koronavirusi për të shmangur panikun.
“Ai e kishte informacionin. Ai e dinte se sa i rrezikshëm ishte. Dhe ndërsa sëmundja vdekjeprurëse shpërtheu në vendin tonë, ai me qëllim dështoi të bënte detyrën e tij. Ishte një tradhti ndaj popullit amerikan”, tha Joe Biden, kandidati demokrat për president.
“Ne nuk duam të përhapim panik dhe kjo është pikërisht ajo që bëra. Dhe unë isha shumë i hapur, qoftë me Woodward-in apo dikë tjetër”, tha Presidenti Donald Trump.
Sondazhet tregojnë se qëndrimet e votuesve motivohen nga pandemia dhe se shumica e amerikanëve nuk janë të kënaqur me trajtimin që presidenti Trump i bëri situatës së krijuar nga koronavirusit, diçka që fushata e kandidatit Biden është e etur ta theksojë.
Por ndërsa zoti Trump renditet pas zotit Biden në sondazhet në shkallë kombëtare, diferenca është shumë e ngushtë, veçanërisht në disa shtete kyçe që pritet të jenë përcaktuese.
Fushata e zotit Trump ka rifilluar aktivitetet tradicionale, përfshirë ngritjen e zyrave lokale në të gjithë vendin dhe takimet derë më derë për të kërkuar mbështetje. Këshilltarët e zotit Biden këmbëngulin se strategjia e tyre e përqendrimit tek pandemia dhe ekonomia, duke synuar koalicione të ndryshme dhe grupe me interesa të përbashkët, po funksionon. Por disa demokratë janë ende të shqetësuar.
“Ata po nxisin disi entuziazëm me aktivitetet e tyre dhe po trokasin në dyer. Ne po e marrim pandeminë shumë seriozisht. Jam e shqetësuar që kjo do të na vendosë në disavantazh“, thotë Christina Proctor,aktiviste demokrate.
Të premten si Presidenti Trump ashtu edhe kandidati demokrat Biden pritet të vizitojnë Shanksvillin e shtetit të Pensilvanisë për të përkujtuar përvjetorin e sulmeve terroriste në shtator të vitit 2001. Në këtë qytezë u rrëzua një prej avionëve të rrëmbyer nga terroristët, United Flight 93.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...