Çfarë gjuhe folën Hoti e Vuçiq në korridoret e Shtëpisë së Bardhë?

14:10 | 10 Shtator 2020
Arbresh.info

Pak para ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në korridoret e Shtëpisë së Bardhë, kryeministri Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq janë dëgjuar tek polemizojnë se në cilën gjuhë të flitet.

Vuçiq i është drejtuar Hotit në gjuhën serbe, e më pas kryeministri kosovar i ka thënë Vuçiqit të flas anglisht e jo serbisht, shkruan Express.

“A mund të flasësh anglisht të lutem”, i ka thënë Hoti

“Në rregull në rregull”, ia ka kthyer Vuçiq.

Këtë bashkëbisedim të shkurtër e ka dëgjuar kameramani kosovar qe ishte në ambientet e Shtëpisë së Bardhë.

Pas kësaj dy delegacionet janë futur në Dhomën Ovale ku i ka pritur nikoqiri I takimit, presidenti amerikan Donald Trump.

Vuçiq i ishte drejtuar në gjuhën serbe edhe në Bruksel, kryeministri Hoti duke e pyetur se a flet serbisht, kurse Hoti ia kishte kthyer poashtu në gjuhën serbe se e kupton të njëjtën.

Të premten e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë është nënshkruar marrëveshja për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme