Menaxheri i Chelsea, Frank Lampard ka vetëm lëvdata për përforcimin e ri, Kai Havertz.
Frank Lampard është shumë i kënaqur me drejtuesit e klubit për merkaton që kanë zhvilluar dhe sidomos për afrimin më të fundit atë të talentit gjerman Kai Havertz.
Në një intervistë trajneri i Chelsea-t ka thënë fjalët më të mira për 20-vjeçarin e afruar nga Bayer Leverkusen, duke nënvizuar se Havertz i kujton shumë ish-shokun e skuadrës gjermanin tjetër Michael Ballack edhe pse nuk kanë të njëjtin stil loje.
“Havertz është një blerje e madhe e klubit tonë. E ndiqja me kujdes prej shumë kohësh këtë lojtar. Ai si Ballack? Michael ka qenë një futbollist shumë i mirë, kemi kujtime të shkëlqyera nga ai, por secili ka karakteristikat e veta. Kai ka stilin e tij unik, jam shumë entuziast që do të punoj me të dhe mezi po pres“, thekson trajneri i Chelsea.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...