Ish-drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, i cili u shkarkua nga Bordi Drejtues, ka reaguar për strukturën organizative të SHSKUK-së, strukturë kjo e cila është shfuqizuar kohë më parë nga bordi drejtues i kësaj ndërmarrje.
Sipas tij, struktura organizative ishte një nga të arriturat më të mëdha në shëndetësinë e pasluftës në Kosovë, duke mundësuar funksionalizmin e plotë të SHSKUK-së, me këtë edhe menaxhimin financiar, furnizimin me barna e materiale, koordinimin profesional mjekesor, shkruan Arbresh.info.
Ndryshe Bordi i ShSKUK-së e ka shkarkuar me 6 korrik drejtorin e përgjithshëm, Basri Sejdiu.
Ky është postimi i plotë i ish-drejtorit:
Disa fjale per Strukturen Organizative te SHSKUK, te shfuqizuar kohe me pare nga bordi drejtues i SHSKUK!
Struktura e shfuqizuar eshte aprovuar per here te pare ne vitin 2014, nga bordi i atehershem drejtues i SHSKUK-se. Ish bordi i SHSKUK, ne fund te vitit 2018, ka perditesuar kete strukture me qellim qe te mundesoje funksionalizmin e plote te SHSKUK, nje ndarje me te qarte ne mes njesive organizative te SHSKUK dhe QKUK, si dhe te mundesoje me shume pergjegjesi dhe llogaridhenie ne te dyja nivelet, gjithnje me qellim te permiresimit te kost-efektivitetit dhe ngritjes se cilesise se sherbimeve per pacient.
Nje nga qellimet kryesore gjate hartimit te struktures se perditesuar ishte zvoglimi i njësive raportuese te drejtori i përgjithshëm, ishin mbi 50 sosh ne strukturen e vjeter, si dhe harmonizimi me strukturat spitalore te kohes. Kujdes i vecante iu dha mbajtjes dhe harmonizimit te pozitave ekzistuese, posaqerisht atyre te menaxhereve dhe koordinatoreve te SHSKUK, te cilet per nje kohe te gjate ishin pergjegjes per funksionimin e ‘zyrave’ te ndryshme te cilat nuk ishin qarte dhe njetrajtesisht te konceptuara dhe pershkruara ne dokumentet ekzistuese. Me kete rast, zyrat u avansuan ne sektore dhe pozitat e koordinatoreve dhe menaxhereve ne zyrtar dhe udhëheqes të sektoreve te fushes se caktuar, pa implikime të rëndësishme financiare, duke krijuar sistem te qarte te pergjegjesive dhe llogaridhenies ne te gjitha nivelet, me mundesi zhvillimi dhe zgjerimi te metutjeshem te seciles nga to. Me se 90% te punesuareve sipas struktures se re ne pozita menaxheriale ishin ish koordinator dhe menaxher te SHSKUK, te punesuar para shume viteve, te risistemuar ne pozita te reja sipas struktures se re.
Procesi i permiresimit te metutjeshem te struktures organizative ishte parapare te jete proces në vazhdimesi ne harmoni me avancimin e ligjit per shendetesi dhe statutit të SHSKSUK, respektivisht statutit të QKUK dhe akteve tjera relevante.
Aprovimit te struktures ne fjale nga ish bordi drejtues i parapriu nje proces 1 vjecar analitik i mbledhjes se informatave, intervistimit dhe konsultimeve me te gjithe akteret, perkrahur edhe nga konsulent te jashtem, duke perfshire Ministrine e shendetesise, Ministrine e administrates publike, zyret ligjore respektive dhe zyren e auditorit te brendshem te SHSKUK-se. U krijuan edhe dy komisione te vecanta, te cilat harmonizuan propozimet dhe vendosen strukturen ne diskutim publik sipas afateve te parapara ligjore.
Lirisht mund te thuhet se struktura organizative ishte nje nga te arriturat me te medha ne shendetesine e pasluftes ne Kosove duke mundesuar funksionalizmin e plote te SHSKUK-se, me kete edhe menaxhimin financiar, furnizimin me barna e materiale, koordinimin profesional mjekesor, harmonizimin administrativ te te gjitha njesive dhe rregullimin e ceshtjeve edukativo – shkencore qe kulmoi me rregulloren per edukimin praktik te studenteve te kolegjeve private.
Mungesa e harmonizimit te versionit final te struktures organizative te aprovuar nga bordi drejtues me Ministrine e shendetesise eshte e vetmja mungese, e pretenduar administrative e ketij procesi, e shkaktuar nga neglizhenca administrative e sekretariatit te bordit drejtues te SHSKUK-se.
Bordi aktual drejtues i SHSKUK dhe zyrja e auditorit te brendshem, menaxhmenti aktual i SHSKUK, se bashku me zyren ligjore te MSH, marrin pergjegesine e plote per degradimin e plote te nje procesi te suksesshem, per arsyetimin e nje neglizhence te pretenduar administrative te sekretariatit te bordit drejtues, duke u bazuar ne konspiracione te prodhuara nga individ dhe medie qe nuk pelqejne punen e mire, rregullin dhe sukseset e sektorit publik ne shendetesi.
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...