Google ADS

Kremlini: Putin konfirmoi qëndrimin e Rusisë për zgjidhje kompromisi me Kosovën – të pranueshme për Serbinë

12:53 | 10 Shtator 2020
Arbresh.info

Shërbimi për media i Kremlinit njoftoi sot se Rusia vlerësoi shumë kontributin personal të Aleksandar Vuçiqit në zhvillimin e lidhjeve ruso-serbe.

Në deklaratë theksohet se presidenti serb e informoi homologun rus Vladimir Putin në një bisedë telefonike sot në lidhje me bisedimet në Washington dhe Bruksel, të mbajtura në 4 dhe 7 Shtator.

Siç thuhet, biseda telefonike mes dy presidentëve është iniciuar nga pala serbe, dhe shtohet se vëmendje e veçantë i është kushtuar zgjidhjes së çështjes së Kosovës, raporton Tass.

“Putini konfirmoi pandryshueshmërinë e pozicionit parimor të Rusisë në lidhje me gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi dhe të ekuilibruar të pranueshme për Beogradin, e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë, transmeton Klan Kosova.

Poashtu raportohet se u theksua gatishmëria për bashkëpunim të mëtejshëm të ngushtë me të në të gjithë spektrin e çështjeve të agjendës dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme