Ushtria amerikane do të reduktojë trupat në Afganistan nga 8,600 në rreth 4,500 deri në fillim të nëntorit, tha kreu i Komandës Qendrore Amerikane të mërkurën, disa orë pasi kishte paralajmëruar tërheqjen e më shumë anëtarëve të shërbimit nga Iraku këtë muaj.
“Me 4,500 trupa ne do të jemi ende në gjendje të përmbushim detyrën kryesore që duam të përmbushim dhe kemi treguar më shumë se vullnet të mirë në gadishmërinë tonë për të demonstruar se nuk duam të jemi një forcë okupuese në këtë vend, por ne kemi interesa strategjike, interesa jetike, që na detyrojnë të sigurojmë se njësi të tilla si al-Kaida dhe ISIS-i nuk mund të jenë mysafirë atje për të sulmuar Shtetet e Bashkuara”, i tha gjenerali i marinës Kenneth” Frank “McKenzie Zërit të Amerikës dhe dy mediave të tjera në një intervistë.
Në korrik, kreu i Komandës Qendrore i tha Zërit të Amerikës se dialogu ndër-afgan do të duhet të fillojë dhe SH.B.A. do të duhet të jenë të sigurta se Talibanët nuk do të presin grupet terroriste si Shteti Islamik (ISIS) dhe al-Kaida para se trupat amerikane të zvogëlohen shumë në Afganistan.
Kur u pyet se çfarë ka ndryshuar, gjenerali McKenzie të mërkurën pranoi se Talibanët “ende nuk kanë treguar përfundimisht se do të shkëputen me al-Kaidën” dhe “kanë vazhduar të ndjekin forcat afgane të sigurisë”.
Fraksionet ndërluftuese të Afganistanit pritej këtë javë të fillonin bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta të paqes në Katar mes thirrjeve ndërkombëtare të drejtuara nga SHBA për të shfrytëzuar “mundësinë historike” e për t’i dhënë fund luftës së gjatë në vend.
Sekretari i Mbrojtjes Mark Esper i tha kanalit Fox News muajin e kaluar se Sh.B.A planifikuan të kenë më pak se 5,000 trupa në Afganistan deri në fund të nëntorit.
Prania e trupave në Irak
Më herët të mërkurën, gjenerali McKenzie njoftoi gjatë një vizite në Irak se prania e trupave amerikane në vend do të pakësohet nga 5,200 në 3,000.
Gjenerali McKenzie më vonë u tha gazetarëve se prania e zvogëluar në Irak nuk do të ndikonte në aftësinë e SHBA-ve për të mbrojtur trupat e saj të mbetura atje.
“Tërheqja nuk do të ndikojë në aftësinë tonë për të mbrojtur veten. Dhe unë nuk do të hyj në detajet taktike, por kjo nuk do të ndikojë në aftësinë e sistemit Patriot të mbrojtjes me raketa, ose ndonjë aftësi tjetër mbrojtëse me rreze të shkurtër në ndonjë prej bazave tona. Të gjithë ato do të mbeten”, tha shefi i Komandës Qendrore.
Sulmet nga forcat që veprojnë dhe janë të mbështetur nga Irani kanë vazhduar në javët e fundit, shtoi gjenerali McKenzie, por “askush prej tyre nuk ka shkaktuar ndonjë viktimë në radhët amerikane dhe asnjë viktimë të konsiderueshme irakiane”.
Ai tha se forcat e mbetura do të vazhdojnë të këshillojnë dhe ndihmojnë partnerët irakianë në “çrrënjosjen e mbetjeve të fundit” të grupit terrorist Shteti Islamik në Irak dhe “sigurimin e mposhtjes së tij të përhershme”.
“Ky vendim është për shkak të besimit tonë në aftësinë e shtuar të forcave irakiane të sigurimit për të vepruar në mënyrë të pavarur”, tha gjenerali McKenzie gjatë vizitës të tij në Irak.
Bradley Bowman, një ekspert i mbrojtjes me Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive me bazë në Uashington, ngriti shqetësime të mërkurën se dy njoftimet mund të ishin për shkak të “një kalendari apo motivi politik në lidhje me zgjedhjet (presidenciale të SHBA)”.
“Ky njoftim duket të jetë më i gjerë dhe më i shpejtë nga sa ishte parashikuar”, tha Bowman. “Kjo e bën pak tërheqjen me atë që kemi parë herë pas here dhe që është një gabim, por jam i kënaqur që nuk është një tërheqje e plotë.”
Presidenti Donald Trump tha gjatë fushatës presidenciale në vitin 2016 se donte t’u jepte fund atyre që ai i quajti “luftëra të pafundme” të vendit.
“Ne jemi duke i tërhequr trupat tona nga Iraku mjaft shpejt dhe mezi presim ditën kur nuk do të duhet të jemi më atje”, tha presidenti Trump muajin e kaluar ndërsa priti kryeministrin irakian Mustafa al-Kadhimi në Shtëpinë e Bardhë./voa/
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...