Google ADS

Haxhiu kritikon institucionet që nuk kanë menduar për fëmijët të ju sigurojnë maska gjatë orarit mësimor

11:42 | 10 Shtator 2020
A Z

Më 14 shtator është paraparë të filloj viti i ri shkollor.

Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar institucionet që nuk kanë menduar të ju sigurojnë maska mbrojtëse fëmijëve.

Sipas saj, ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje, shkruan arbresh.info.

Ky është postimi i plotë:

Gjatë kësaj jave prindërve i janë shpërndarë rregullat e fillimit të vitit të ri shkollor në kushte pandemie.

Në njërën nga këto rregulla thuhet:

“Prindërit janë të obliguar të sigurojnë maskën për fëmijët e tyre”!

A kanë menduar institucionet për prindërit që nuk i kanë mundësitë të blejnë maskat mbrojtëse për fëmijët e tyre sidomos duke pasur parasysh që orari mësimor është nga e hëna në të premte!

Ka prindër që kanë më shumë se 1 fëmijë dhe kjo do të jetë e papërballueshme për shumë familje.

Si është e mundur që edhe në rrethana të pandemisë, Qeveria të mos mendojë për mbrojtjen e fëmijëve dhe kujdesin për ta?

Po bëhen 6 muaj prej kur është ndërprerë mësimi fizik dhe padyshim që kjo ka ndikuar tek fëmijët dhe në këto rrethana sa shumë e vlefshme për fëmijët, sidomos ata të mësimit fillor do të ishte që shteti të paktën në fillim t’ia dhuronte një pako me dezinfektues e maskë mbrojtëse shumë përdorimëshe!

Por jo, ata kujdesen veq për veten dhe njerëzit e tyre e përreth tyre!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme