391 shkelje të masës për mbajtjen e maskës në Maqedoninë e Veriut

10:33 | 10 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi.

Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit (09/10.09.2020) janë regjistruar 391 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.

MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

 

Të ngjashme