Në fiilim të pandemisë, u përhap një frikë se përdorimi i ibupofenit mund të përkeqësonte situatën shëndetësore të njerëzve të prekur nga koronavirusi.
Meqenëse përdorimi i ibuprofen dhe ilaçeve të tjera jo-steroide anti-inflamatore është e përhapur, ishte e nevojshme të kontrollohej për çfarë bëhej fjalë, transmeton portal arbresh.info
Marrja e ilaçeve anti-inflamatore josteroide (NSAID), të tilla si ibuprofen dhe diklofenak, nuk jep asnjë efekt anësor te njerëzit e prekur me koronavirus, thonë shkencëtarët danezë.
Në një studim të ri, studiuesit mblodhën të dhëna për të gjithë danezët që dolën pozitivë për virusin SARS-CoV-2 midis 27 shkurt dhe 29 prill.
Studiuesit nuk gjetën asnjë lidhje midis ndonjë rezultati dhe përdorimit të NSAID. Pacientët pozitivë të koronavirusit që përdorën qetësues të dhimbjeve vdiqën, 24.5 përqind u shtruan në spital dhe 4.9 përqind u pranuan në njësitë e kujdesit intensiv. Këto përqindje janë shumë të ngjashme me ato të vërejtura në mesin e pacientëve pa terapi NSAID: 6.1, 21.2 dhe 4.7 përqind./arbresh.info/
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...