Shefja e diplomacisë së Kosovës,Meliza Haradinaj-Stublla ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të fillojë dialogun me pesë vendet e saja anëtare që ende hezitojnë të njohin realitetin e ri të krijuar pas shpalljes së Kosovës si shtet.
Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se nisja e një dialogu të tillë do të ishte pjesë e rolit të BE-së si një faktor i promovimit të bashkëpunimit dhe arritjes së progresit në rrugën evropiane.
“Dhjetë vjet pas rezolutës së Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, është koha që BE të fillojë dialogun midis BE dhe pesë vendëse jo njohëse të BE-së si pjesë e rolit të saj si një faktor i promovimit të bashkëpunimit dhe arritjes së progresit në rrugën e BE-së. Njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është gjithashtu e vonuar pas një dekade dialogu”, ka shkruar Haradinaj-Stublla.
Ndryshe, sot janë mbushur 10 vjet që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara mirëpriti gatishmërinë e Bashkimit Evropian për të ndërmjetësuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Emisari special i BE-së Mirosllav Lajçak sot më herët tha se është koha që procesi i dialogut të përfundojë me sukses.
Një raund tjetër bisedimesh midis kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq u mbajt të hënën në Bruksel, si pjesë e një dialogu nën kujdesin e BE-së.
Pas negociatave, Lajçak tha se “përparim i plotë” ishte bërë në tema të hapura më parë, bashkëpunimin ekonomik dhe personat e zhdukur dhe të zhvendosur.
Ndryshe, një takim i nivelit të ekspertëve do të mbahet javën e ardhshme dhe Hoti e Vuçiq do të takohen përsëri para fundit të shtatorit./Lajmi.net/
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...
Adri dhe Iliriana sonte në mbështetje të Shqipërisë