Tubimet në më shumë se gjashtë personave do të ndalohen në Angli nga e hëna, 14 shtator.
Sipas BBC-së, vendimi do të zbatohet për tubimet si në ambiente të jashtme ashtu edhe brenda, por do të ketë disa përjashtime: nuk do të zbatohet në shkolla, vende pune dhe dasma që do të organizohen sipas të gjitha rregullave, në funerale dhe trajnime të organizuara.
Dënimet për mosrespektimin e vendimit do të shqiptohen nga 110 euro deri në maksimum 3500 euro. Më shumë detaje rreth rregullit të ri do të njoftohen nga qeveria gjatë ditës së nesërme.
“Ne duhet të reagojmë tani për të ndaluar përhapjen e virusit. Ne jemi duke i thjeshtuar rregullat e kontaktit shoqëror për ta bërë më të lehtë që të kuptohet dhe për ta bërë më të lehtë për policinë t’i monitorojë ato”, tha kohët e fundit kryeministri britanik, Boris Johnson.
Ndryshe, Britania e Madhe ka raportuar 355 mijë raste me coronavirus gjersa kanë ndërruar jetë 41594 persona. /Telegrafi/
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë