Google ADS

E konfirmon Fenerbahce: Kanë nisur negociatat me Lazio-n për Muriqi-n

22:38 | 9 Shtator 2020
Arbresh Info

Klubi turk Fenerbahce, ka konfirmuar se janë në negociata me gjigantin italian Lazio, për sulmuesin Vedat Muriqi.

Muriqi që një kohë të gjatë është i lidhur me kalimin të Lazio, kurse Fenerbahce sonte (e mërkurë) ka bërë me dije që negociatat kanë nisur, transmeton portali arbresh.info.

Përmes një komunikate, klubi turk ka konfirmuar që dy skuadrat janë në bisedime.

“Informacion për transferimin e lojtarit tonë Vedat Muriqi. Negociatat kanë nisur me klubin e Lazio-s”, ka shkruar klubi në Twitter.

https://twitter.com/Fenerbahce/status/1303783060249419777

Thuhet se Fenerbahce për Muriqi-n do paguajë rreth 18 milionë euro plus dy milionë euro bonuse./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme