Presidenti i Cagliari-t, Tommaso Giulini ka konfirmuar se Inter-i dëshiron ta mbajë mesfushorin Radja Nainggolan.
Belgu edicionin e kaluar kaloi sezonin në huazim, ndërsa forma e mirë ka bërë që drejtorët e “Neurazurët” të ndryshojnë mendimin, transmeton portali arbresh.info.
Kishte raportime që Cagliari ishte i interesuar, kurse presidenti ka konfirmuar se nuk është arritur marrëveshja.
“Bisedimet me Inter-in nuk shkuan mirë, ai do qëndrojë të Milan-i”.
“Është e pamundur që ta transferojmë. Vërtet mendoj se ai do mbetet aty, se Inter-i do ta mbajë Nainggolan-in”, deklaroi ai.
Inter-i gjithashtu është afër të arrijë marrëveshjen me mesfushorin e Barcelonës, Arturo Vidal./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...