Presidenti i Rennes: Kemi nisur negociatat me Chelsea-n për Mendy-n

20:19 | 9 Shtator 2020
Arbresh Info

Presidenti i Rennes, Nicolas Holveck ka zbuluar se portieri Edouard Mendy, dëshiron kalimin të Chelsea.

“Blutë” janë të lidhur me francezin për ta zëvendësuar Kepa Arrizabalaga-n, i cili ka humbur pozitën të skuadra e Frank Lampard-it, pavarësisht që është portieri më i shtrenjtë në histori të klubit anglez, transmeton portali arbresh.info.

Sipas RMC Sport, 28-vjeçari ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me “Blutë”, ndërsa ka mbetur vetëm marrëveshja mes klubeve.

Këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i klubit francez.

“Kemi nisur negociatat zyrtarisht që të shesim të Chelsea portierin Edouard Mendy-n”.

“E dimë që lojtari do të largohet, por marrëveshja ende nuk është e sigurt mes dy palëve”, deklaroi ai.

Chelsea për Mendy-n pritet të paguajë rreth 23 milionë euro./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme