Megjithëse tanimë qytetarët mund ta kryejnë tamponin edhe në laboratorët e spitaleve private, sërish ata nuk marrin përgjigje nëse janë apo jo të prekur nga coronavirusi.
Sipas vendimit të komitetit teknik, testi mund të kryhet në laboratorët jopublikë por përcaktimi i diagnozës do të vijojë të kryhet në laboratorin shtetëror.
Pra, nëse ke dyshime se je prekur nga virusi dhe i drejtohesh spitalit privat duke paguar 12 mijë lekë të reja për një test, përgjigja që do të marrësh është suspekt pozitiv. Për ta konfirmuar diagnozën duhet pritur përgjigja e ISHP e cila për shkak të fluksit zgjat disa ditë.
Euronews Albania pyeti Albana Dakën, shefe e laboratorit në një spital privat, e cila u përgjigj se ata janë të detyruar që tamponët t’i ri testojnë në laboratorin shtetëror
Sipas saj të gjitha përgjigjet që rezultojnë negative i jepen pacientit brenda 24 orësh nga marrja e tamponit. Ndërkaq, pjesa tjetër që rezultojnë pozitive, duke u mbështetur në urdhëresën e nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë, pasi procesohen ne spitalin privat dërgohen në Institutin e Shëndetit Publik. Ajo theksoi se mostrat që dërgohen për ri testim në ISHP janë me mijëra.
Përgjigjja nga spitali privat del brenda 24 orësh por rezultati përfundimtar i cili merret nga ISHP merr disa ditë, gjë të cilën e pohon dhe Daka.
Sipas vendimit të komitetit teknik, këto spitale private duhet të bënin testime për efekt dokumentacioni për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve por duket se për shkak të fluksit të madh po lejon edhe analizimin e të dyshuarve me Covid 19 në këto spitale.
“Nuk ka një ndarje me thikë, ne nuk është se mund t`i ndajmë pacientët që vijnë si të dyshuar për tu diagnostikuar, apo për efekte administrative”,- u shpreh Daka.
E pyetur nëse udhëzimi e parashikon qartë nëse pacienti duhet të paraqitet me një dokument apo jo Albana Daka përgjigjet se nuk ka diçka të specifikuar, megjithatë ajo tha se detajet që i merren pacientit hidhen në kohë reale në web-in e Ministrisë së Shëndetësisë.
Sipas Dakës laboratori i spitalit privat ku ajo punon pret së shpejti një kontroll cilësie nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për ta finalizuar pa ndihmën e ISHP-së analizën e tamponit për COVID-19.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...