Hoti nesër udhëton për në Bruksel

19:41 | 9 Shtator 2020
L G

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti nesër do të udhëtoj për në Bruksel.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për media e Qeverisë së Kosovës,raporton arbresh.info.

Sipas njoftimit, Hoti gjatë kësaj vizite do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër më 10 shtator 2020, do të qëndroj për vizitë zyrtare në Bruksel. Gjatë kësaj vizite Kryeministri do të zhvillojë disa takime në Parlamentin Evropian, ku ndër të tjera do të takojë Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, Grupin e Miqësisë së Kosovës në Parlamentin Evropian, Eurodeputetë, si dhe Komisionin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit./arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme