Google ADS

Griezmann: Jam shumë i lumtur këtu, kam besimin e klubit dhe trajnerit

19:13 | 9 Shtator 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann ka folur për spekulimet lidhur me të ardhmen e tij.

29-vjeçari nuk ishte në formën më të mirë edicionin e kaluar, por arriti të shënoi 15 gola në 48 paraqitje, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, Barcelona e kishte ofruar Griezmann-in të Atletico në shkëmbim për Joao Felix, ofertë e cila u refuzua.

Kurse, sipas ish agjenti të Griezmann-it, lojtari dëshironte largimin, por ndryshoi mendjen me ardhjen e trajnerit Ronald Koeman.

Francezi ka bërë me dije që nuk do largohet sepse ka besimin e klubit dhe trajnerit.

“Nuk e di pse njerëzit thonë gjëra që një ditë mund të bëhen të vërteta”.

“Jam shumë i mirë, e di që kam besimin e klubit dhe trajnerit, andaj jam mirë. Ishte sezon mjaftë i komplikuar për të gjithë, por synojmë të nisim përsëri”, deklaroi ai.

Griezmann shihet si lojtari kyç në formacionin e Ronald Koeman-it, sidomos pasi Luis Suarez pritet të shitet brenda këtyre katër javëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme