Google ADS

Shkupi me 588 raste aktive, më së shumti në Komunën e Aerodromit

18:37 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Në Shkup, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, momentalisht ka 588 raste aktive.

Më së shumti ka Komuna e Aerodromit me 98 raste aktive, ndërsa pas kësaj komune vjen Gazi Baba me 75 raste dhe Karposhi me 68 raste aktive, njofton Telegrafi Maqedoni.

Komuna e Çairit ka 56 raste aktive, Komuna Qendër 65, Kisella Voda 55, Gjorçe Petrov 37, Butelli 39, Shuto ORizare 23, Studeniçani dhe Saraj me nga 16 raste, Haraçina 10, Ilindeni 12.

Komunat me më pak raste aktive në Shkup janë Sopishte me 4 raste, Çuçer Sandeva 1, Petroveci 4, dhe Zelenikova me vetëm 1 rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme