Google ADS

Itali: Vazhdon trendi i numrit të lartë të vdekjeve nga koronavirusi

18:24 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Italia ka raportuar 14 të vdekur nga koronavirusi përbrenda periudhës së fundit 24-orëshe, kanë bërë me dije Ministria e Shëndetësisë së vendit të mërkurën.

Në të njëjtën ditë, shteti ka raportuar 1434 raste të reja me sëmundjen Covid-19, sipas të njëjtit burim.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve lidhur me virusin korona në Gadishull ka shkuar në 35,557.

Deri më tani, 150 pacientë po trajtohen nëpër njësite të kujdesit intenziv në spitalet italiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme