Google ADS

Suarez ende në dyshime për transferimin të Juventus-i

18:06 | 9 Shtator 2020
Arbresh Info

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez ende nuk ka vendosur nëse do t’i bashkohet Juventus-it.

Mediat italiane dhe spanjolle kanë raportuar që uruguaiani është shumë afër kalimit dhe do largohet nga Barcelona, transmeton portali arbresh.info.

Sidoqoftë, 33-vjeçari përmes një postimi në Instagram ka bërë të gjithë të dyshojnë për kalimin e tij në Torino.

“Derisa lajmet e pavërteta vijë, unë i buzëqeshi”, ka shkruar ai.

Sipas Sport, negociatat mes Suarez-it dhe Juventus-it janë ndaluar dhe nuk dihet nëse do realizohet transferimi.

Suarez nuk ishte zgjedhja e parë për Juventus-in sepse trajneri Andrea Pirlo preferon Edin Dzeko-n nga Roma./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme