Google ADS

Prokurori i Shtetit ngrit 43 aktakuza kundër 50 personave

14:29 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur dyzetetre (43) aktakuza kundër pesëdhjetë (50) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë ndaluar për 48 orë nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të shtatë (7) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, thuhet në raportin e Prokurorit të Shtetit, transmeton arbresh.info.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për pesë (5) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë ndalimin e pesë (5) personave, si dhe ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person për vepër penale “Sulmi”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është dërguar në ndalim 48 orësh. Gjithashtu, është ngritur një (1) aktakuza, kundër një (1) personi për vepre penale “Sulmi”.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza, kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh për kryerjen veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme