Policia rrugore në Shkup dhe Tetovë do të pajiset me kamera

14:14 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Përmes instalimit të kamerave në pajisjet e zyrtarëve policore Ministria për Punë të Brendshme do t’i luftoj parregullsitë në trafik dhe njëkohësisht do të minimizoj ndikimin e faktorit njeri. Ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski theksoi se vetëm kur të mos ketë ndikim nga faktori njeri, atëherë do të ketë rezultate më të mira, nuk do të ketë selektim dhe do të kemi transparencë më të mirë.

Ministri Spasovski shtoi se policia është partner me punonjësit mediatik dhe në atë drejtim do të vazhdojë bashkëpunimi i përbashkët, të mbrohen mediumet dhe gazetarët, në mënyrë parandaluese të veprohet dhe të sanksionohen të gjithë ata të cilët do të bëjnë përpjekje në mënyrë verbale ose fizike të sulmojnë ndonjë punonjës mediatik.

“Do t’i sanksionojmë edhe nëpunësit policor të cilët punojnë kundër ligjeve dhe i keqpërdorin autorizimet e tyre. Në periudhën e fundit kishte shembuj të tillë që ishin prezantuar në opinion dhe presim shumë shpejtë të sanksionohen në mënyrë adekuate, sepse është nder të jesh nëpunës policor, t’u shërbehet qytetarëve dhe shtetit dhe secili që e mban uniformën e policisë së Maqedonisë së Veriut të jetë shembull për nder, përgjegjësi dhe respektim të ligjeve”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme