Google ADS

Veliu e Haziri diskutojnë telashet e policisë dhe zjarrfikësve

13:07 | 9 Shtator 2020
arbresh.info

U bënë bashkë për të folur rreth gjendjes dhe menaxhimit të pandemisë COVID-19, por edhe për problemet që kanë të bëjnë më policinë e zjarrfikësit.

Por, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, që janë edhe dy figurat kryesore në LDK, nuk ngurruan të flasin nga Gjilani për zhvillimet politike në vend.

Pas takimit me dyer të mbyllura në komunë, të dy morën rrugën për te komiteti i emergjencave për menaxhimin e pandemisë globale.

E pikërisht nga këtu pasi  folën për gjendjen në të cilën po kalon Komuna e Gjilanit nga pandemia, komentuan edhe largimin e Vjosa Osmanit nga LDK e marrëveshjen në Bruksel.

Përderisa ministri Veliu tha se Vjosa Osmani s’mund ta ndaj LDK-në, për mocionin e Vetëvendosjes foli Haziri.

Të dy shprehen bindjen se Qeveria Hoti është duke punuar mirë./arbresh.info/

Të ngjashme