Google ADS

Pentagoni do të ulë numrin e trupave në Irak

13:01 | 9 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti i saj Donald Trump, do të ulin numrit të trupave në Irak, raportuan mediet amerikane duke cituar disa burime të administratës, sipas të cilave njoftimi pritet në orët e ardhshme.

”Në ditët në vijim”, shtojnë të njëjtat burime, ”pritet njoftimi për një reduktim të trupave në Afganistan”, raporton ATSh.

Kujtojmë se trupat amerikane ndodhen në Irak që prej rrëzimit të diktatorit Sadam Hussein dhe misioni i tyre është stabilizimi i vendit dhe kthimi në normalitet.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme