Google ADS

Haziri i përgjigjet Kurti për marrëveshjet e arritura në Shtëpinë e Bardhë

12:59 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziti ka deklaruar se marrëveshja e arritur në Shtëpinë e Bardhë me 4 shtatorë është e një rëndësie të veçantë dhe një pune të madhe.

Haziri është shprehur se Kosova do të fitojë shumë me nënshkrimin e kësaj marrëveshje në nivel ekonomik, raporton Arbresh.info.

“Marrëveshja përmbledh angazhimet e përbashkët në kuadër të mekanizimit  Berlinit dhe procesit te dialogut dhe natyrisht ka arritur të maksimizohet kërkesa e jonë politike të përfshihemi në këtë dokument politikë. Natyrisht Kosova përveç që ka përfituar një njohje të  rëndësishme si është ajo nga Izraelit përfiton edhe ekonomikisht e në fakt përfiton i gjithë Ballkani sepse ipakti ekonomik është në të gjitha shtetet e Ballkanit dhe natyrisht duhet me përshëndetet një marrëveshje si kjo”, ka thënë Hazi, shkruan Arbresh.info.

Nënkryetari i LDK-së, duke i’u referuar deklarimeve të liderit të VV-së, Albin Kurti ka thënë se ata po gjenerojnë frikë dhe nuk kanë arsye për kundërshtim të marrëveshjes”, raporton Arbresh.info.

“Po i shoh skeptiket për këtë marrëveshje që po gjenerojn frikë në Kosovë po vazhdojnë me e kundërshtuar pakurfarë arsye vetëm pse është mbërritur një rezultat e shpresoj që ky rezultat të implementimet edhe pas zgjedhjeve në ShBA”, ka deklaruar Haziri.

Këto deklamime i Haziri i bërë gjatë një vizite që Ministri i Brendshëm Agim Veliu e zhvilloi në Gjilan.

Të ngjashme