Përshëndeten “me grushte” Lutfi Haziri e Agim Veliu

11:16 | 9 Shtator 2020
arbresh.info

Përshëndetjet nuk e bënë si herëve të tjera. Përshëndetja “me grushte” shkaku i pandemisë COVID-19 është bërë e zakonshme edhe në mesin e politikanëve.

Me kujdes të shtuar, e më maska në fytyrë, dy personat më të rëndësishëm në LDK filluan takimin në Komunën e Gjilanit.

Nikoqir i këtij takimi ishte Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri e Veliu janë duke zhvilluar një takim të mbyllur në Komunën e Gjilanit.

Ata do të prononcohen pasi të vizitojnë Komitetin e Emergjencave për menaxhimin e pandemisë globale në Gjilan./ arbresh.info/

Lutfi Haziri i shtron Agim Veliut tepihun e kuq

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme