Google ADS

Lutfi Haziri i shtron Agim Veliut tepihun e kuq

10:56 | 9 Shtator 2020
arbresh.info

Tepihu i kuq u shtrua, e çdo gjë po rregullohet për të.

Janë minutat e fundit kur pritet të mbërrij në Komunën e Gjilanit, Ministri i Punëve të Brendshme Agim Veliu.

Personi numër dy në LDK për pak minuta pritet të zhvillojë një takim me bashkpartiakun tjetër të rëndësishëm të LDK-së Lutfi Haziri .

Vetëm se ky takim sot do të bëhet në cilësinë e pozitave të tjera, njëri si Kryetar i Komunës e tjetri si Ministër i Brendshëm.

Takimi i këtyre dyve do të mbahet i mbyllur për media. Ata do të prononcohen pasi të vizitojnë Komitetin e Emergjencave për menaxhimin e pandemisë globale në Gjilan./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme