Fushata për parlamentaret 2021, Rama mbledh Kryesinë në selinë e PS

09:17 | 9 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim mëngjesin e sotëm Byronë e Kryesisë.

Takimi po zhvillohet në selinë e PS.

Në fokus të takimit mendohet të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Pak ditë më parë Rama deklaroi se kërkon një mandat të 3 qeverisës.

Mënyrën për ta arritur këtë fitore ai e shikon tek ristarti i energjive të të gjithë të zgjedhurve dhe të emëruarve në këtë forcë politike. Grupit parlamentar ja ka bërë të qartë se janë të gjithë kandidatë për deputet, përfshirë dhe ai vetë, dhe për të qenë pjesë e tij sërish në zgjedhjet e 2021 do të duhet ta meritojnë.

Në mbledhjen e parë të grupit parlamentar që hapi sezonin politik të zhvilluar në Elbasan kryeministri i ka njohur deputetët me ndryshimet në drejtimin e qarqeve.

Ai vetë ka vendosur të marrë drejtimin e Durrëst pas largimit të Dakos, Tiranën si bashki do e drejtojë Erion Veliaj, ndërsa qarkun Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme