Google ADS

Lista e shteteve të 101 golave të Ronaldos, mungon Shqipëria

09:03 | 9 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Cristiano Ronaldo ka arritur kuotën e 101 golave me Portugalinë.

Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë evropian me 100 gola të realizuar në ndeshje ndërkombëtare.

Sulmuesi i Portugalisë arriti kuotën e 101 golave me Kombëtaren e tij duke shënuar dy herë në fitoren 2:0 ndaj Suedisë në Ligën e Kombeve, transmeton lajmi.net.

Në listën e gjatë të shteteve të cilave u ka shënuar 101 gola, Ronaldo ka si “viktimë” të preferuar Lituaninë dhe Suedinë të cilave u ka shënuar nga plot 7 gola.

Mirëpo, në listë mungon Shqipëria. CR7 ka luajtur plot katër herë kundër kuqezinjve, mirëpo asnjëherë nuk e ka gjetur rrjetën.

Të ngjashme