Google ADS

Në Spitalin e Pejës 43 pacientë me COVID-19, prej tyre 8 në gjendje të rëndë

08:47 | 9 Shtator 2020
Arbresh.info

Në Spitalin e Pejës aktualisht po trajtohen 43 pacientë me COVID-19, ndërsa prej tyre 8 pacientë janë në gjendje të rëndë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se 2 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, 2 pacientë janë në respirator dhe 34 pacientë janë në oksigjeno-terapi, shkruan Arbresh.info.

Po në 24 orët e fundit, 10 lindje kanë qenë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 5 lindje kanë qenë normale dhe 5 me prerje cezariane. Janë lindur 10 foshnje, 5 të gjinisë mashkullore dhe 5 të gjinisë femërore.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 236 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, ndërsa 25 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

222 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë̈ 3,076 analiza, ndërsa janë kryer 11 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 154 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 106 Rëntgena, 30 EHO dhe 18 CT-ja.

Të ngjashme