Ministri Selimi nesër viziton Shqipërinë, takohet me homologen e tij Etilda Gjonaj

08:51 | 9 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi nesër do të vizitojë Republikën e Shqipërisë.

Selimi atje do të zhvillojë takim pune me homologen e tij, Ministren Etilda Gjonaj, transmeton Arbresh.info

Njoftimi i plotë nga MD:

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, të enjten, me datë 10 gusht 2020, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku do të zhvillojë takim pune me homologen e tij, Ministren Etilda Gjonaj.

Takimi me Ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Etilda Gjonaj do të mbahet në ora 11:00. Ndërsa, nga ora 11:45, dy ministrat do të deklarohen për media në një konferencë të përbashkët, e cila do të organizohet në objektin e Ministrisë së Drejtësisë,  Bulevardi  “Zog I – rë”, Tiranë.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë aktivitet të ministrit Selimi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme