Sipas portalit Speedweek, Valentino Rossi është gati të tërhiqet përfundimisht, duke lënë kështu një vend të lirë në ekipin Yamaha Petronas për Botërorin e vitit 2021.
Lajmi vjen nga Gjermania dhe nëse konfirmohet, do të ishte i destinuar të krijonte një tërmet të vërtetë në MotoGP. Në vend të tij, mbi M1 të ekipit malajzian do të hipte Andrea Dovizioso, i cili në muajt e fundit kishte njoftuar mosmarrëveshjen me Ducatit për rinovimin e kontratës së tij.
Fjalët e fundit të Valentinos për të ardhmen e tij ishin mjaft të qarta: “Unë do të qëndroj te Yamaha me 99%”.
Është e vërtetë. Nënshkrimi i kontratës po vonon, por kohët e fundit shefi i Yamahas, Lin Jarvis, specifikoi është thjesht çështje burokratike:
“Nuk ka asnjë problem. Megjithatë, ka disa aspekte që duhet të merren parasysh në negociatat që po kryejmë. Yamaha e ka ekipin e saj ligjor në Japoni, Petronas në Malajzi dhe piloti në Itali. Ne duhet të bashkojmë të gjitha palët dhe situata që po përjetojmë në një shkallë globale e bën të vështirë të njerëzit të mund të takohen fizikisht”.
Mund të ndodhë që gjatë fundjavës, në Misano, Vale mund të heqë çdo dyshim. Është garë “e tij”, konteksti më i mirë për një njoftim të madh, qoftë një lamtumirë.
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...