Seanca e javës së ardhshme e Parlamentit Evropian në Strasburg u anulua, për shkak të përhapjes së koronavirusit në qytetin francez. Seanca tani do të mbahet në kryeqytetin belg, Bruksel, tha kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli.
“Jemi shumë të pikëlluar nga ky vendim, por transferimi i operacionit administrativ të Parlamentit Evropian do të thoshte që i gjithë personeli të futej në karantinë pas kthimit në Bruksel”, tha Sassoli.
Parlamenti i BE-së zakonisht mblidhet një herë në muaj në Strasburg, për të votuar legjislacionin dhe për të diskutuar çështje politike. Seanca e ardhshme, e planifikuar për 14-17 shtator, do të ishte e para në Strasburg qëkur janë ndërmarrë masat për kontrollimin e koronavirusit në muajin mars.
Por, eurodeputetët shprehën rezistencë ndaj mbledhjes në qytetin e Strasburgut, i cili së voni është shpallur “zonë e kuqe” e koronavirusit, raporton BBC. Numri i të infektuarve me koronavirus në Francë ka kaluar 373,000, ndërsa në Belgjikë është mbi 88,000.
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...