Drejtuesi i partisë URA në Malin e Zi, politikani shqiptar Dritan Abazoviç komentoi në emisionin e Adi Krastës në SYRI TV thirrjet e kryeministrit Edi Rama për të votuar partinë e presidentit Milo Gjukanoviç.
“Ç’të them. Unë kam qejf të shtroj disa argumente për opinionin e Shqipërisë. Vendet ku jetojnë shqiptarët janë më të varfrat, diskriminimi është më i madhi. Ulqini është e vetmja komunë e varfër në Malin e Zi. Nëse këto parametra tregojnë se duhet përkrahur akoma Gjukanoviç nga pozita e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë nuk di çfarë të them,” – deklaroi Abazoviç.
Sipas tij, Rama mund të bënte thirrje për partitë shqiptare, siç kanë bërë politikanët kroatë për partitë kroate.
“Të përkrahësh diktatorin e fundit në Europë, që ka bërë shtet privat?! Ai nuk ka bërë shtet as për malazezet, por vetëm për familjen e vet. Dhe të japësh përkrahje publike në gjuhën malazeze?! Ky është vendimi i Edi Ramës, por me këtë gjë nuk pajtohem,” – tha Abazoviç.
Ai deklaroi se pavarësisht se ndjen presione, nuk do të dorëzohet.
“Unë ndjej presion, por nuk dorëzohem. Kam besuar se mund të mundet Gjukanoviç kur askush nuk e ka besuar dhe e mundëm në mënyrë demokratike”.
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...
Mijëra migrantë me azil të refuzuar morën para për të lëshua...
Turi me diasporën, Rama takon nesër shqiptarët e Londrës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd...