Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë testuar gjithsej 481 persona, prej të cilëve kanë rezultuar 97 raste pozitive me COVID-19. Pas më shumë se 4 muajsh Kosova ka regjistruar ditën e parë pa asnjë viktimë prej koronavirusit. Ndërkohë 24 orët e fundit, janë shëruar edhe 139 pacientë.
Isme Humolli, përfaqësuese e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë, thotë se bashkëpunimi me institucioneve e Kosovës ka qenë shumë i mirë.
Ajo shpreh shqetësim për numrin e lartë të rasteve aktive pasi janë më shumë se 3 mijë persona dhe mund të konsiderohen vatra të përhapjes së virusit.
“Jo vetëm Kosovë, por edhe rajoni duhet të vazhdojë me masa kufizuese. Vendosja e maskës dhe mbajtje e distancës është detyruese. Lirimi i masave nuk rekomandohet. Kemi një rënie të lehtë të rasteve gjatë javës së fundit por nuk guxojmë të relaksohemi pasi mund të jetë një rënie false pasi në raport me numrin e banorëve testimi është i ulët dhe nuk e dimë shkallën e përhapjes së virusit në komunitet”, tha Humolli për Euronews Albania.
Kurti sot merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës së Sigur...
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...