Eva dhe Endri Dumani, dy prej 80 fëmijëve dhe grave të mbetur në kampin Al Hawl në Siri, nuk e kanë më atë që e cilësonin si engjëllin mbrojtës.
Gjyshja e tyre Mendije Dumani që kujdesej për ta, ka ndërruar jetë pak ditë më parë, duke i lënë motër e vëlla, tashmë në vetmi të plotë për tu përballur të vetëm me vështirësitë në atë kamp. Një shqiptar në Siri që në Facebook shfaqet me emrin Amar El Albani përmes një statusi në Facebook ka treguar momentet e fundit të Mendije Dumani e cila shkoi në Siri për të shpëtuar Evën sot 14 vjeçe dhe Endrin 12 por nuk ia doli.
“Gjendja e saj ishte përkeqësuar edhe më shumë dhe ata (kurdët) nuk kishin asnjë shqetësim për ta hedhur atë në tokë pranë pazarit duke i thirrur motrat “merreni motrën tuaj. Askush nuk e dinte në fillim se kush ishte, ose ku ishte çadra e saj derisa një motër e njohu dhe na informoi se ajo ishte motër shqiptare”.
Eva është ajo e cila sa herë mundet të gjej një telefon celular dërgon mesazhe zanorë dhe tekste nënës dhe dajës, përmes të cilave në mënyrë konstante kërkon të dijë se çfarë është duke bërë shteti shqiptarë për ti riatdhesuar.
“Çfarë thuhet për ne atje në Shqipëri? A do të na marrin apo shteti s’ka reaguar fare?”. Këto janë vetëm disa prej mesazheve në një kohë kur kanë mbetur vetëm dhe maksimalisht të rrezikuar në Al-Houl cilësuar si laborator i ISIS, nën kontrollin e ushtrisë kurde. Ky është mesazhi më i fundit zanor i Evës që disponohet nga Top Channel.
Eva: Alo daja Xhetan ne rrimë me gjithë Shqiptarët ku janë gjithë shqiptarët jemi edhe ne. Për ne mos u bëni merak. Ne jemi shumë shumë mirë, ama nuk mundemi me fol përditë se nuk I kemi mundësitë me fol përditë….mos u bëni merak….mos u bëni merak Endri është shumë mirë. Është mërzit pak për nënën ama ne mirë jemi.
Hallet e tërmetit dhe më pas pandemia që pllakosën Shqipërinë, e shuan vëmendjen ndaj grave dhe fëmijëve shqiptarë në atë kamp të Sirisë. Është koha që në emër të humanizmit qeveria të ristarojë përpjekjet e riatdhesimit të tyre. Nuk është aspak e lehtë por jo e pamundur./tch/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I