Ambasadorja e SHBA Yuri Kim u takua të martën me drejtoreshën e BKH-së, Aida Hajnaj si dhe kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Kraja.
Pas këtij takimi, ambasadorja Kim konfirmoi mbështetjen ndaj SPAK, ndërsa theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi.
“Reforma në Drejtësi nuk do të jetë e shpejtë ose e lehtë, por po ecën përpara hap pas hapi dhe duhet të vazhdojë në mënyrë që njerëzit e Shqipërisë të kenë drejtësi. Sundimi i ligjit është gjithashtu thelbësor për investimet e huaja”, nënvizon ambasadorja Kim./klan
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation