Franca raportoi 6,544 raste të reja nga coronavirusi brenda 24 orëve të fundit, derisa numri i përgjithshëm i të prekurve u rrit në 335 mijë, deklaroi ministria e shëndetësisë në vend.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, raportohet se brenda një dite rreth 39 persona ndërruan jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 30 mijë.
Mes rritjes së rasteve të reja, epidemiologu kryesor në Francë, Antoine Fontanet, deklaroi gjatë ditës së djeshme se vendi mund të përballet me “situata kritike” në dimër, në rast se ngritjet vazhdojnë me të njëjtin ritëm.
“Ne po përballemi me rritje të rasteve me nga 30 për qind në javë. Nëse vendi vazhdon me këtë ritëm, disa rajone do të përballen me situata kritike gjatë muajit dhjetor”, u shpreh ai.
Ndryshe, bëhet e ditur se globalisht janë konfirmuar më shumë se 27 milionë të prekur, ndërsa rreth 898 mijë persona ndërruan jetë.
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...